Shp*rthimi në Lushnjë, identifikohet vik*ima! Policia: 8 persona të plagosur, vinçi preku linjën e tensionit të lartë

Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, paraprak për shpërthimin e ndodhur këtë pasdite në Lushnje në një kapanon në pronësi të deputetit të PS-së, Bujar Çela.

Shpërthimi ka ndodhur pasi drejtuesi i vinçit preku aksidentalisht linjën e tensionit të lartë, gjë që shkaktoi vdekjen e një personi të identifikuar si Landi Verçani dhe plagosjen e 8 personave të tjerë, mes tyre edhe deputeti Bujar Çela.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”,-njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?