Shqetësim për investitorët, ndryshon drejtimi i bypass-it Vlorë-Orikum
Drejtimi i bypass-it të dytë të projektit Vlorë-Orikum do të ndryshojë pas shqetësimit të ngritur nga investitorët e zonës, se kjo ndërhyrje u dëmtonte atyre biznesin.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri gjatë një bashkëbisedimi me ta i inkurajoi këta sipërmarrës të investojnë në zhvillimin e turizmit.
Gjiknuri tha se është me shumë rëndësi që më në fund u ofrua një zgjidhje.
Sipas tij, gjitha këto investime do të ndryshojnë plotësisht panoramën e qytetit bregdetar.