Shqetësimi i mjekes në Tiranë: Covid-19 po godet 30-50 vjeçarët

Mjekja e familjes në Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë, Bruna Toçila, bën me dije se për trajtimin e pacientëve përveç protokollit, bëjnë dhe trajnime online me mjekët dhe me spitalit Covid 1 dhe 2.

Nga ana tjetër, ajo nënvizon se Covid-19 po godet 30-50 vjeçarët. “Mosha e tretë nuk ka shume raste. Pjesa më e madhe janë 30-50 vjeç. Aktualisht unë kam 8. Qendra ka 68 persona aktiv me Covid-19. Janë në familje të ndryshme”,-thotë ajo.

Cilat janë simptomat që dominojnë më së shumti tek pacientët që ndiqen nga mjeku i familjes? “Dominojne raste me temperaturë, dobësi trupore, dhimbje fyti e kolle”, shtoi mjekja.

SHKARKO APP