Shqipëri/120 mijë të prekur nga Covid-19, që prej nisjes së pandemisë

Covid-19 vijon që të marrë jetë dhe të prek njerëzit në Shqipëri. Që prej marsit të vitit të kaluar, bazuar në shifrat ditore të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Shqipëri janë infektuar 120,022 persona.

Nga këta persona 2122 kanë ndërruar jetë, ndërsa 83,954 persona kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e padukshëm. Aktualisht janë 33,946 të infektuar në të gjithë vendin.

Për fat të mirë, gjatë ditëve të fundit, ka pasur një rënie të personave të shtruar në spital. Në raportimin e së premtes, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht ndodhen në spitalet Covid 390 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?