Shqipëri, 6 gra u masakruan dhe u vranë në 45 ditë

Redjon Shtylla

Krimi në familje vijon të trondisë opinionin publik shqiptar. Vetëm për këtë vit 6 gra mbetën viktima. Ndaj tyre vërshojnë pa mëshirë plumba dhe motivet janë sa banale por edhe tregojnë gjendjen e familjes shqiptare. Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është në depresion dhe se dhuna i ka rrënjët në mentalitetin e vjetër dhe gjendjen ekonomike. Në ditën kur dashuria do të duhet të ishte kryefjalë një tjetër grua u vra në kryeqytet. Lirie Xhepa e çoi në gjashtë numrin e grave të mbetura viktimë këtë vit, si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët apo të afërmit. Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është në depresion dhe një nga arsyet e dhunës i ka rrënjët tek mentaliteti i meshkujve shqiptar që e konsiderojnë bashkëshorten pronë.

6 krimet e rënda

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditën e dytë të vitit të ri, Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj. Grindja e fundit ishte fatale për të dhe për të motrën 19 vjeçe, e cila duke tentuar ta shpëtonte ju ndërpre jeta nga 15 goditje me thikën e kuzhinës. Gazmend Musta, i dyshuari që i qëlloi për vdekje të dyja gratë, menjëherë pas krimit mori fëmijët dhe shkoi ne policinë lokale. Në gjykatë ai shpjegoi se kishte shkuar ne polici bashkë me dy fëmijët në mënyrë që mos t’i merrte askush tjetër vajzën dhe djalin, por ti rrisë shteti. Gazmend Musta ishte braktisur nga familja, e cila nuk kishte bërë asnjë përpjekje për t’i siguruar një avokat mbrojtës, e për këtë arsye gjyqtarja Marsela Balilaj caktoi një avokat falas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër krim i rëndë u shënua të hënën e 14 janarit, ku për hakmarrje ndaj ish-gruas, 52-vjeçari i vret prindërit dhe më pas vetëvritet. Me idenë e qartë, në orën 5:30 të mëngjesit, Majlind Lila shkoi në rrugën ”Kristaq Mone”, në zonën e njohur si ”Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-bashkëjetueses. Majlind Lila ka bashkëjetuar me vajzën e çiftit Mata në Suedia. Nga marrëdhënia e tyre ata kanë edhe një vajzë të vogël. Mësohet se Majlind Lila ka patur konflikte të përsëritshme me Nevilën. Kjo e fundit nuk kishte pranuar që të kthehej nga Suedia me bashkëjetuesin e saj dhe për këtë arsye ai i ka vrarë prindërit.

E kishte denoncuar në komisariatin e Vlorës që ishte afër banesës por siç ndodh rëndom, kallëzimin e kishte tërhequr. Sherri i fundit për Eva Lera rezultoi tragjik, pasi humbi jetën nga duart e bashkëshortit. Krimi në familje që tronditi opinioin publik, u shënua paraditen e 6 shkurit dhe nga këqyrja e ekspertëve, mësohet se 45-vjeçarja u mbyt me duar.

Me tre plumba, punonjësi i Gardës së Republikës, 44-vjeçari Alket Arapaj vrau gruan Ervilma Seferaj, 36-vjeç në sy të vajzës 3-vjeçare. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa prej disa kohësh e ndjera i kërkonte divorcin. Pas krimit të rëndë ku ekzekutoi me 3 plumba bashkëshorten e tij, gardisti, Alket Arapaj ka tentuar ti jap fund jetës së tij në ambienetet e drejtorisë së policisë së Tiranës. Në kushtet e tronditjes së thellë psikike, 44-vjeçari nuk e ka besuar atë kryer, ndërsa ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur. Ai është shprehur se dyshonte se Ervilma Seferi, gruaja e tij e tradhëtonte madje para disa muajsh ajo i kishte kërkuar që të divorcoheshin.

E masakruar, e vrarë me tre plumba dhe e hedhur në ferra. Ky ishte fundi tragjik për Lirie Xhepa, 49-vjeçarja e cila u gjet e pajetë në ditën e të dashuruarve. Gruaja u gjet mëngjesin e së enjtes, e masakruar në afërsi të Liqenit të Sharrës dhe në trup kishte shenja të cilat mendohen se mund të jenë bërë më mjete të forta si dhe tre plumba. Njërin e kishte marrë në kokë dhe dy të tjerët në pjesë të ndryshme të trupit. Lirie Xhepa ishte nënë e 4 fëmijëve dhe prej vitesh ajo banonte me dy djemtë e saj. Më i madhi ndodhet në Londër, ndërsa djali i dytë ndodhet në burg për arsye që nuk dihen. Bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta vite më parë dhe 49-vjeçarja jetonte e vetme me dy fëmijët e saj. Polica po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. Ai mendohet se është kunati i saj, Dashamir Xhepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?