Shqipëri/Formulari për personat që pranojnë ose refuzojnë vaksinën: Keni përgjegjësi në rast infektimi (FOTO)
Procesi i vaksinimit anti-covid në Shqipëri fillimisht po ecën sipas një plani të caktuar nga qeveria, por edhe ata që po vaksinohen duhet të plotësojnë fillimisht një formular. Në këtë formular, në pikën e dytë, theksohet se ata që nuk pranojnë vaksinën mund të kenë pasoja dhe përgjegjësi në rast se infektojnë të tjerë pasi të sëmuren vetë.
“Pasojat e refuzimit tim për t’u vaksinuar ndaj Covid-19 mund të kenë efekte kërcënuese për shëndetin dhe jetën, për mua dhe personat me të cilët unë kam kontakt, përfshirë këtu: të gjithë personat në institucionin shëndetësor ku unë shërbej, bashkëpunëtorët e mi, familjarët e mi, komunitetin ku unë jetoj”,-thuhet më tej në këtë formular.
Ndërrimi i mendjes për qytetarin ofron që të mund të vaksinuar, por në rast se ka doza të papërdorura. ”E kuptoj që mund të ndërroj mendim në çdo kohë dhe të pranoj vaksinimi, nëse do të ketë ende gjendje të vaksinës ndaj Covid-19”, thuhet në fund të formularit të gjatë.