Shqipëri, i dënuari përjetë po përgatitet të lërë qelinë
Edmond (Edi) Batra, një i dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Shkodrës, po përgatitet që të lërë qelinë e burgut të Peqinit. Batra, duket se po ndjek strategjinë e Endrit Dokles, të dënuarit me burg përjetë që u lirua nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, duke i njohur një sërë kërkesash për ulje dënimi dhe njohje amnistie.
Të njëjtat kërkesa ka bërë dhe i dënuari me burgim të përjetshëm Edomond ose Edi Batra nga qyteti i Shkodrës, por që vuan dënimin në burgun e Peqinit. Batra i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për njohje amnistie të viteve 2014-2015 dhe 2016, kërkesë kjo që pak ditë më parë është pranuar nga gjyqtari i Elbasanit, Taulant Tafa.
Llogaritur në vite pas këtij vendimi, gjykata i ka ulur gati dy vite burgim këtij të dënuari me burgim të përjetshëm, duke i hapur rrugën për depozitimin e kërkesave për lirimin me kusht të tij, pasi siç rezulton pjesën më të madhe të dënimin në masën ¾ ai e ka vuajtur në burg. Në dosjen për njohjen e amnistisë, evidentohej dhe sjellja shumë e mirë në burg e Batrës, raport ky që ishte përpiluar nga punonjësit e burgut. /Reportv/
KOHA JONË SONDAZH

