Shqipëri- Kinë dhe Tajvani që pret me 2 miliardë dollarë

 

Edi Rama ndodhet në Kinë. Ai ka nisur sot në profilin e tij në Facebook këtë tekst:"Gjatë punimeve dje në Samitit Ekonomik Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore në Suzhou të Kinës, me fokus forcimin e bashkëpunimit me përfitim reciprok mes 16 vendeve të EQL dhe Kinës, në përpjekjet e përbashkëta për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Në vitin e tyre të 66, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë, janë në një moment mjaft pozitiv dhe po forcohen në drejtime të reja; Nisma 16+1 si edhe ajo Belt and Road, janë dy platforma të tjera që i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të këtyre marëdhënieve, sidomos në aspektin ekonomik. Gjithashtu, binjakëzimi i qytetit Shantou, ku nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, jo vetëm do të shtrojë më tej rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit, por do të çelë një fazë të re në rritjen e investimeve ku moment me rëndësi të veçantë përbën ndërtimi i Zonës Ekonomike me Parkun Industrial të Spitallës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ky takim i katërt pritet të nisin projekte të reja konkrete në sektorë me rëndësi të veçantë në zhvillimin e gjithë rajonit si energjia, turizmi, bujqësia dhe infrastruktura. Po ashtu, Shqipëria së bashku me Malin e Zi, si edhe me Bosnie-Hercegovinën dhe Kroacinë, janë koordinuar për financimin e Autostradës Adriatike-Ioniane, e quajtur ndryshe “Korridori i Kaltër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që Edi Rama ndodhet në Kinë mësohet se ka patur një takim sekret me një përfaqësi biznesmenësh nga Tajvani, ishulli përballë Kinës që herë ka pozita miqësie me Kinën e  shumëherë praglufte. Tajvani është aleat strategjik i SHBA. Nuk dihet se çfarë është biseduar nga kryeministri Rama me palën tajvaneze, porse dihet se nga Tajvani ofrohet një paketë mbi 2 miliardë dollarë investime.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?