Shqipëri-Kosovë, 77 marrëveshje pezull

Plot 77 marrëveshje janë nënshkruar mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës që prej 2014 kur u konstituua modeli I mbledhjeve të përbashkëta. Sot pas 6 vitesh pjesa më e madhe nuk është zbatuar dhe ekspertët thonë se ka nevojë për rishikim.

Gjergj Buxhuku: “Shikojmë që përmirësime të ndjeshme nuk ka patur në mjaft raste ka problematika në shtim”

Alban Zusi: Ka nevojë për reformim të sistemit procedural të të bërit tregti ndërmjet dy vendeve tona.

Për kreun e shoqatës së industrialistëve ushqimorë Alban Zusi barriera më e madhe mes dy vendeve që pengon eksportin e mallrave  janë  tarifat doganore.

Alban Zusi: “Tregtia ndërmjet dy vendeve tona do të ndodhë në momentin kur fatura e prerë në Tiranë apo Prishtinë kalon menjëherë pikën e kalimit kufitar pa pasur nevojë për procedura doganore.

Ndërsa për kreun e Konfindustrisë që dy vendet të kenë krijimin e një tregu të përbashkët kombëtar duhet të nënshkruhen marrëveshje të reja.

Gjergj Buxhuku: Për një pjesë është problematik legjislacioni por problematikë më të madhe janë dhe interesat e grupeve të caktuara të politikës dhe bizneset që nuk janë të interesuar për të hapur tregjet. 

Gjatë vizitës në Tiranë u fol për krijimin e një komisioni ndërshtetëror që të zbatohen 77 marrëveshjet e nënshkruara por dhe shtimin e të rejave.

/Ora News

 

SHKARKO APP