Shqipëri-Portugali, formacionet e mundshme…(por Ronaldo pse qesh!)

Sot Kombëtarja Shqiptare do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme për kundër Portugalisë dhe në kampin luzitan e gjithë vëmendja është te ai, yllit të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo. Në fakt sulmuesi, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ashtu siç postoi një foto në momentin e uljes së avionit në Tiranë, ashtu dhe sot disa orë para startit të ndeshjes, ka postuar një tjetër foto, ku shfaqet i qetë dhe i qeshur. Por a do të munden kuqezinjtë t’i “ngrijnë” atij buzëqeshjen, nëse fitojnë me Portugalinë, ashtu si në ndeshjen e parë. Ronaldo nuk ishte në fushë kur Portugalia u mund në atë takim, me gol të Bekim Balaj,  ndaj me rikthimin e tij portugezët zbresin sot në “Elbasan Arena”  me më shumë besim për “hakmarrjen” e madhe.     

Shqipëri-Portugali, Sot ora 20:45, “Elbasan Arena”

Formacionet e mundshme:

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Cana, Ajeti, Agolli, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Gashi, Lenjani, Cikalleshi. Trajner: G. De Biasi

Portugalia: Rui Patricio, Verinja, Pepe, Karvalho, Eliseu, Adrien, Danilo, Joa Mario, Nani, Dani, Ronaldo. Trajner: F. Santos

SHKARKO APP