Shqipëri-Portugali, formacionet zyrtare, atmosferë e jashtëzakonshme (Foto)

Shqipëri-Portugali,  sot ora 20:45

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Cana, Ajeti, Agolli, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Gashi, Lenjani, Cikalleshi.

Portugalia: Rui Patricio, Verinja, Pepe, Karvalho, Eliseu, Veloso, Danilo, Bernardo Silva, Nani, Dani, Ronaldo.

Gjyqtar: Jonas Erikson

Shqipëria do të zhvillojë sonte në “Elbasan Arena” në orën 20:45 përballjen ndaj kombëtares Portugeze e vlefshme për eleminatoret e Europianit “Francë 2016″. Tranjeri i kuqezinjve, Xhani De Biazi është shprehur ditën e djeshme në konferencën për shtyp se kërkojnë t’i marrin dhe 3 pikë të tjera djemve të Santosit.

 

Ja si do luajnë sot kuqezinjtë

Gjimshiti markon Ronaldon

Xhani De Biazi ka ende dyshime për titullarët që do të hedhë sot në fushë përballë Portugalisë në “Elbasan Arena”. Ndeshja e lodhshme përballë Danimarkës të premten, por edhe luksi që tekniku i Kombëtares shqiptare ka në pankinë, ka bërë që të ketë dilema për sa u përket lojtarëve që do ta nisin nga minuta e parë përballë yjeve portugezë. Në seancën e djeshme stërvitore të paradites, italiani ka provuar dy formacione të ndryshme, teksa fillimisht në ekipin e titullarëve ka luajtur Xhaka me Kukelin në qendër të mesfush- ës, ndërsa në vend të tyre më pas janë aktivizuar Kaçe me Bashën. Dilemat me sa duket janë vetëm në mesin e fushës, pasi mbrojtja, së bashku me Cikalleshin në majën e sulmit do të mbesin po të njëjtët si në sfidën me danezët.

Mbrojtja

Për portën, Berisha duket pa rivalë në katërkëndëshin e Kombëtares kuqezi. Në mbrojtje, përpos dyshimeve që në krahun e djathtë në vend të Gjimshitit mund të luajë Hysaj, De Biazi me sa duket e ka ndarë mendjen për te futbollisti që bëri një paraqitje të mirë në debutimin e tij me Danimarkën. Mbrojtësi i Zyrihut pritet të jetë edhe markuesi personal i Ronaldos, teksa do të ketë një detyrë shumë të vështirë për të ndalur yllin portugez. Në qendër, dyshja CanaAjeti duket e paprekshme, ashtu si edhe në krahun e majtë që do të jetë Agolli.

Mesfusha

Dilemat më të mëdha dhe që ndoshta vetëm përpara sfidës me Portugalinë do të mësohet se cili do të luajë në këtë pozicion, me sa duket i përkasin mesit të fushës. Thuhet kështu, pasi në seancën stërvitore të paradites, tekniku italian ka provuar Kaçen dhe Bashën në vend të Xhakës dhe Kukelit. Fillimisht, ishin këta të fundit që e nisën me formacionin e titullarëve, por më pas De Biazi u ka ndërruar vendet me dy të tjerët, çka do të thotë se ka jo pak dilema në mendjen e tij. Ndërkohë, Abrashi për momentin duket i sigurt për pozicionin e tij, ashtu si edhe Gashi në të djathtë dhe Lenjani në të majtë, që nuk ndihen të rrezikuar për të qenë në stol. Sulmi – Paraqitjet e Sokol Cikalleshit kanë bërë që De Biazi t’i besojë sërish edhe ndaj luzitanëve rolin e titullarit dhe që i vetëm do i duhet të mbajë skuadrën përpara. Kavajasi në raste të caktuara do të ketë edhe detyra mbrojtëse në momentin që kundërshtari do të ketë topin në zotërim. Cikalleshi nuk e ka bërë ende “sefte” golin me Kombëtaren, por ndoshta një gjë e tillë do të ndodhë ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos.

SHKARKO APP