Shqipëri-Portugali-Policia publikon masat për mbarëvajtjen e ndeshjes

Një ditë përpara ndeshjes që kombëtarja Shqiptare do të luajë ndaj Portugalisë në “Elbasan Arena”, policia e qarkut të Elbasanit ka publikuar masat që do të marrë për mbarvajtjen e ndeshjes.

Policia ka kërkuar bashkpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve, ku bën të ditur se bllokimin e disa rrugëve si dhe ndalimin e automjeteve në shëtitoren nga stadiumi deri te “1 Maji”, nga Bashkia deri në dalje të Unazës, në sheshin përpara Pallatit të Sportit , nga rrethrrotullimi i luleve deri te ai i Zaranikës, përpara stadiumit apo edhe bulevardi kryesor deri në stadium.

Ndërkohë sa u përket tifozave hyrja në stadium do të nisë 2 orë përpara për të shmangur rradhët e gjata, ku këtë herë paisja e tifozave me bileta është elektronike të cilët i kanë blerë përmes sistemit online.

Gjithashtu një tjetër risi është që tifozët që do të futen në stadium do ti kenë biletat e personalizuara dhe të identifikuar përmes kësaj risie. Ndërkohë policia ka theksuar se do të angazhojë rreth 811 punonjës policie, ku përvec 261 punonjësve nga Elbasani, do të ketë dhe 550 forca te tjera nga qarqet e tjera si dhe 32 automjete.

Ndërkohë fëmijët e mitur nuk do të lejohen të futen në stadium pa bileta, ndërsa tifozave i është kërkuar që të mos kenë me vete sende të forta si fishekzjarret, tymset apo dhe shishet plastike të ujit.

SHKARKO APP