Shqipëri­-Serbi, Duka: S’kam frikë nga dronët, por nga joshqiptarët

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin serb në Tiranë në kuadër të ndeshjes Shqipëri­Serbi që do të zhvilohet në tetor.

Në fjalën e tij pas takimit, Duka është ndalur në përgatitjet e kësaj ndeshje të ndjeshme për të dyja tifozeritë dhe kombet.

I pyetur për ndonjë dron të radhës, por këtë herë në “Elbasan Arena”, kreu i FSHF-­së theksoi se atë më shumë e trembin “joshqiptarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë ai theksoi se ka besim që çdo gjë do të shkojë shumë mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk kam frikë nga dronët por nga “joshqiptarët”. Kam besim në eksperiencën e FSHF­-së. Kam besim se gjithçka do të shkojë mirë.” u shpreh Duka 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?