Shqipëri, spitalet private unifikojnë dhe ulin çmimin e tamponit

Shqipëria vijon të shënojë rekorde negative për sa i përket infektimeve me koronavirus. Në një situatë të tillë, disa prej spitaleve dhe laboratorëve privatë, kanë vendosur që të unifikojnë si dhe të ulin me 30% çmimin e tamponit për qytetarët. Çmimi i testimit tashmë do të jetë në vlerën 8500 lekë, duke filluar nga data 18.11.2020. Më anë të një deklarate të përbashkët, strukturat private që janë licensuar për kryerjen e tamponëve, theksojnë se kjo ka ardhur duke marrë shkas mbi ecurinë e situatës epidemiologjike në vend.

SHKARKO APP