Shqipëri/Viktima e parë nga gripi
Sipas Top Channel, është rregjistruar viktima e parë nga virusi i gripit të zakonshëm në Shqipëri. Është një 61-vjeçar që vuante nga sëmundje kronike por që nuk ishte vaksinuar. Pas komplikacioneve për shkak të sëmundjeve të zemrës dhe pneumonisë, gjendja e saj është rënduar.
Ai është shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, ku edhe humbi jetën. Pothuajse çdo vit ka patur viktima në mesin e personave qe kanë pësuar komplikacione nga gripi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë edhe njëherë të qartë se Shqipëria nuk është e prekur nga virusi kinez dhe se të gjitha masat janë marrë. Në të gjitha pikat kufitare janë mjekë specialistë që kontrollojnë turistët kinezë që duan të vijnë në Shqipëri.