”Shqipëria 2030”, Rama: Ambicia jonë është rritja e pagës minimale

Gjatë konferencës së përjavshme “Ekonomia në Fokus”, kryeministri Edi Rama tha se aktualisht 91% e bizneseve paguajnë zero tatim-fitimi dhe zero TVSH.

”Vetëm 9% e tyre flas për biznesin e madh paguajnë 15% të tatim-fitimit. Brenda 91% janë 111 mijë biznese, me rreth 300 mijë persona të punësuar që janë çliruar totalisht nga tatim-fitimi. Çdo person dhe çdo subjekt që ka një xhiro vjetore deri në 114 mijë euro është një subjekt pa taksa”, u shpreh kreu i qeverisë.

Nga ana tjetër, Rama përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë dhe theksoi se qeveria që ai drejton ka ambicien që të rrisë më shumë në vitet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi ambicien ta rrisim në vijim vit pas viti. Pjesën se çfarë do të bëjmë, do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e fundit të këtij mandati ku do të shpalosim vizionin tonë ”Shqipëria 2030””.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?