Shqipëria abstenon ndaj rezolutës që kërkon armëpushim humanitar në Gaza

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për të bërë thirrje për një armëpushim humanitar midis Izraelit dhe Hamasit. Mocioni u hartua nga Jordania.

Rezoluta u miratua me 120 vota pro, ndërsa 45 abstenuan dhe 14 votuan kundër, përfshirë Izraelin dhe SHBA-në, votuan kundër. Sllovenia, Bosnje & Hercegovina dhe Mali i Zi votuan pro rezolutës, Kroacia ishte kundër, ndërsa Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia abstenuan. Rezoluta nuk përmend emrin e Hamasit, i cili mban peng rreth 220 civilë, por bën thirrje për lirimin e tyre.

SHKARKO APP