Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, reagon ambasada gjermane

Shqipëria u zgjodh sot si anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me 175 vota, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar ditën e sotme Susanne Schütz Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme Federale Gjermane.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, ajo shprehu bindjen se Shqipëria do të lulëzojë në promovimin e multilateralizmit, ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për 2022/2023, Susanne Schütz, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Zyrën e Jashtme Federale Gjermane, shkroi në Tëitter:

Urime Shqipërisë për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në 2022/23. Të bindur se Shqipëria do të lulëzojë në promovimin e multilateralizmit, ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, qeverisjen e mirë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, të cilat janë kaq të rëndësishme për të gjithë ne”, thuhet në postim.

SHKARKO APP