Shqipëria anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ambasada e SHBA-së: Qëndrojmë krenarë përkrah vendit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në një mesazh në rrjete sociale ka uruar vendin tonë, pasi u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

“Urime Shqipërisë për zgjedhjen e saj në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut!

Shqipëria ka qenë një zë parimor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe zgjedhja e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër për të dalë në mbrojtje të më të cenuarve në mbarë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi krenarë që qëndrojmë përkrah Shqipërisë në promovimin e dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën”, shkruhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?