“Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP”- Ministri në detyrë, Cakaj sqaron arsyen

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje Hercegovina.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Ministri në Detyrë shkruan se trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm.

Cakaj thotë se trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri në Detyrë Cakaj shkruan se nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qëndrojmë së bashku,” përfundon Cakaj në Twitter.

Një ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte njoftuar se ishte ftuar të merrte pjesë në samit me një shënim shpjegues pranë emrit të Kosovës, në dallim nga shtetet e tjera. Kosova refuzoi ftesën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?