”Shqipëria Bëhet”, aktivistja Edlira Çepani: Qytetarët të japin mendimet e tyre për çështje të caktuara

Aktivistja Edlira Çepani, thotë se “Shqipëria bëhet” nuk është një parti, por një lëvizje politike që ka për qëllim kauza të caktuara. Sipas saj, në këtë kauzë që po ndjekin qytetarët janë të lirshëm që të shprehin mendimet e tyre për çështje të caktuara.

“Në rastin në fjalë nuk është një parti, por një lëvizje qytetare që kërkon të bëjë ndryshime. Partia është një grupim njerëzish që mblidhen së bashku në bazë të disa ideologjive apo platformave që kanë dhe garojnë në zgjedhje të caktuara.

Lëvizjet janë rrugëtime të ndryshme që kanë kauza të caktuara që duan t’i ndjekin në bazë të hapave të ndryshme.

Ne kemi vite të tëra që bashkohemi në koalicione të ndryshme për kauza të caktuara. Një nga pikat kryesore dhe të rëndësishme për të gjithë ne, është se qytetarët kanë zërin e tyre ashtu siç nuk e kanë pasur më parë për çështje të një rëndësie të veçantë dhe kjo bëhet vetëm nëpërmjet referendumit”,-tha ajo në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP