Shqipëria çel negociatat për grup-kapitujt, ambasada Franceze: Rrrugëtim sa më të shpejtë drejt BE-së

Shqipëria hapi sot në Luksemburg negociatat për grup-kapitujt “Themeloret” ku përfshihen funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Drejtësia, liria dhe siguria, kriteret ekonomike, prokurimi publik, statistikat dhe kontrolli financiar. Në një postim në rrjete sociale, Ambasada Franceze në Tiranë, i shprehu përgëzime. Shqipërisë për këtë arritje të madhe drejt BE-së. “Hapja sot e negociatave për çështjet themelore është një sukses dhe një moment kyç në rrugën e integrimit evropian, për të cilën Franca dëshiron që të jetë sa më e shpejtë”, shkroi Ambasada Franceze në Tiranë.

SHKARKO APP