Shqipëria dhe Kroacia bashkëpunim ndaj krizës së refugjatëve

Ministrat e mbrojtjes nga Kroacia dhe Shqipëria, në një konferencë të përbashkët shprehën qëndrimet se të dy vendet do të punojnë së bashku për të parandaluar hapjen e mundshme të një korridori të ri të emigrantëve përmes territoreve të tyre, pasi vendet e Ballkanit i kanë mbyllur kufijtë e tyre. Znj.Kodheli ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci,

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë Josip Buleviq dhe Ministrja Mimi Kodheli ranë dakord për të shkëmbyer informacione dhe do të veprojnë bashkërisht.

Ministrat kanë deklaruar se: “Ne do të punojnë më shumë për të parandaluar valën e emigrantëve”. Ministrja Kodheli theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në kuadër të iniciativave rajonale si Southeast Europe Defense Ministerial (SEDM) dhe Kartën e Adriatikut e njohur si A-5, dhe shprehu besimin që vendi ynë ka te Kroacia, si kryesuese e A-5 për vitin 2016. Ministrja Kodheli theksoi gjithashtu rëndësinë e anëtarësimit me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut, të të gjithë vendeve të rajonit, ndërkohë që bashkërisht shprehën gatishmërinë për të punuar së bashku në operacionet dhe misionet e NATO.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, dy ministrat ranë dakord edhe për hapjen e zyrave të përfaqësuesve ushtarakë në Tiranë e Zagreb. Ministrja Kodheli përsëriti vendosmërinë e Shqipërisë si një aleate e fortë e “politikës së dyerve të hapura” të NATO, deri në integrimin sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Aleancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria kufizohet me Greqinë, ku dhjetëra mijëra emigrantëve janë bllokuar pas mbylljes së korridorit të Ballkanit drejt Bashkimit Europian.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?