Shqipëria dhe Letonia finalizojnë raundin e dytë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur përmes një postimi në Facebook përfundimin me sukses të raundit të dytë të negociatave mes Shqipërisë dhe Letonisë për marrëveshjen në fushën e sigurimeve shoqërore.

Delegacioni shqiptar u kryesua nga Zëvendësministrja Olta Manjani, ndërsa ai letonez nga znj. Ineta Tāre, Drejtoreshë në Ministrinë e Mirëqenies së Letonisë. Palët arritën dakordësinë për Marrëveshjen Kuadër dhe atë Administrative, të cilat do të garantojnë mbrojtje të plotë për qytetarët që punojnë dhe kontribuojnë në të dy skemat e sigurimeve.

“Kjo marrëveshje është një tjetër hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian,” u shpreh ministri Gonxhja, duke nënvizuar se me këtë arritje, Shqipëria e çon në 21 numrin e marrëveshjeve bilaterale të negociuara në fushën e mbrojtjes shoqërore, nga të cilat 13 janë me vende të Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja pritet t’i nënshtrohet procedurave të miratimit në qeveritë dhe parlamentet respektive të të dy vendeve. Ajo do t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë dhe letonezë të ruajnë të drejtat e tyre të sigurimeve shoqërore, pavarësisht lëvizjes ndërmjet dy shteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?