Shqipëria e akuzon për neglizhencë, Belgjika: Pse s’e arrestuat Bajrin?

Arrestimi i Safet Bajrit, një nga anëtarët e grupit kriminal që u godit së fundmi, ka shkaktuar një përplasje në distance mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge. Çështja ”Bajri” vijon të diskutohet edhe përtej kufijve të vendit tonë, me gazetarët belgë që vazhdojnë me artikujt për bëmat e këtij klani.

Gazetarja Muriel Lefevre shkruan për gazetën belge LeVif, se banda e Safet Bajrit njihet si ”klani i 40 vrasjeve” në Shqipëri. Mbi ta rëndojnë akuza si vrasje, trafik armësh, pastrim parash, si dhe trafik droge. Mazhoranca shqiptare akuzon Belgjikën por vonesë në sjelljen e dosjes së ”Bajri” por sipas gazetares belge, vendimi i gjykatës për Bajrin ka ndodhur që në muajin shtator.

Ministri belg i Drejtësisë, Kohen Geens, megjithëse pranoi se autoritetet e vendit të tij mund të kishin punuar më shpejt, përmendi edhe doza ironie për Shqipërinë. “Ky vend është në një betejë, në të cilën tenxherja vazhdimisht fajëson bolierin”, tha Kohen Geens.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë shprehje, ministri belg i referohet betejës së ashpër në Shqipëri mes shumicës dhe opozitës rreth korrupsionit. Megjithatë, Geens ka vlerësuar bashkëpunimin e policive të të dyja vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Safet Bajri, ose Rustemi siç njihet në Belgjikë, është dënuar 3 herë nga gjykatat e këtij vendi. Ministri belg shpegoi se Belgjika dhe Shqipëria nuk kanë një marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, por vetëm marrëveshje për njohjen e dënimeve mes dy vendeve.

Safet Bajri u arrestua së bashku me 10 anëtarët e tjerë të grupit, ndërkohë që dy persona të tjerë janë në kërkim, mes tyre “truri” i grupit Enver Bajri, i cili po ashtu dyshohet se fshihet në Belgjikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?