Shqipëria e mbrojtur nga COVID 19?Mjeku: Vaksina e tuberkulozit nuk ka efekt nga brezi në brez
Studiuesit australianë po verifikojnë testimin njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë punonjësit e kujdesit shëndetësor nga infektimi me COVID-19.
Shqipëria ka pasur një vaksinim në masë të popullësisë dhe nuk kanë munguar edhe teoritë se vendi jonë është prekur më pak nga koronavirusi edhe për këtë arsye.
Por Erand Llanaj, epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës, në një lidhje me skype nga Hungaria për Ora News thotë se kjo teori nuk mund të faktohet.
Llanaj: Në Shqipëri nuk mund të faktohet, edhe pse ka pasur vaksinim në masë, ka pasur një kalim brezash dhe vaksina nuk ka efekt nga brezi në brez. Kjo vaksinë nuk mbron nga virusi por do ta kalosh më lehtë. Duke qenë se është vaksinë bazë imikobakter, pra një bakter, është identik dhe unë pashë gjenet e tij, janë identike si të tuberkulozit vetëm ndryshon se prodhon 2 proteina. Vaksina përdoret që në 1921 kryesisht te fëmijët. Nga eksperimentet kanë vënë re që ka pasur dhe përgjigje jo specifike. Është përdorur dhe për uljen e incidencës së alergjive dhe disa lloj kancerash.