Shqipëria e mbushur me kanabis, asgjësohen mbi 17 mijë rrënjë në Vlorë e Sarandë
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 15:59
S’kanë të sosur parcelat me kanabis në jug të vendit. Së fundi policia raporton për rreth 17 mijë e 500 bimë të asgjësuara në fshatrat e Vlorës e Sarandës. Konkretisht në Vajzë, Orikum dhe Borsh.
Droga ishte mbjellë në 8 parcela të ndryshme, që të gjitha toka pa pronarë.
Të arrestuar nuk ka. Policia thotë se po punon për identifkimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike.

