Shqipëria e para në Europë për kafenë: Popull…

Shqipëria mund të jetë diku aty nga fundi i listave kur vjen puna tek ndotja e ajrit apo problemet me ekonominë, por nëse ka diçka për të cilën jemi në krye të çdo renditjeje. Bar-kafetë jo vetëm që nuk mungojnë në çdo cep të vendit, por janë përgjithësisht të mbushura plot në çdo kohë.

Të dhënat e fundit të INSTAT-it, të publikuara në Monitor, tregojnë se në vendin tonë numri i restoranteve dhe bar-kafeve arrin deri në 18.795 (14.200 bare dhe 3965 bar restorante), me një rritje prej 6.3% në raport me vitin e mëparshëm.

Duke e krahasuar me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar kafe për 100 mijë banorë, ose thënë ndryshe 1 kafene për 153 banorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këto shifra, vendi ynë ia ka kaluar edhe Spanjës e cila deri në vitin 2016-të mbante rekord në Bashkimin Europian për numrin më të lartë të kafeneve. Ajo ç’ka i habit të huajt është koha e lirë dhe tendenca që populli ynë ka për të kaluar pjesën më të madhe të ditës në kafene.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?