”Shqipëria e pastër”, Rama: Ti japim fund një marrëzie që të vret syrin dhe dëmton shëndetin
Në mbarë Shqipërinë po zhvillohet Plani Kombëtar i Pastrimit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga pastrimet që po bën në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec. Mesazhi që përcjell kreu i qeverisë është që duhet ti japim fund një marrëzie që të vret syrin dhe dëmton shëndetin.
Postimi i plotë
Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur si një operacion sistematik edhe gjatë sezonit veror, për të shpërndarë frymën e sensibilizimit tek çdo qytetar, për të mos ndotur aty ku jetojmë përditë, e për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj marrëzie që të vret syrin dhe mbi të gjitha dëmton shëndetin.
*momente pastrimi në Pogradec, Kukës, Krujë, Elbasan, Mirditë, Kolonjë, Bulqizë, Maliq, Tepelenë, Burrel, Divjakë, Rrogozhinë, Ksamil dhe Pustec.