Shqipëria e rrezikuar nga Irani? Zogaj për alarmin nga Amerika: Nuk duhet nënvlerësuar, por as të ngjallë panik

Paralajmërimin e ambasadës së Amerikës në Tiranë lidhur me mundësinë e sulmeve nga qarqe të lidhura me Iranin, analisti Prec Zogaj e cilësoi deklaratën si rutinë të diplomacisë amerikane, por paralajmëroi se nuk duhet nënvlerësuar.

”Deklaratë rutinë nga ato që bën ambasada, kur paralajmëron shtetasit e vet. Por kjo nuk është kaq rutinë, mendoj se një deklaratë që përfshin shtete ndërluftuese dhe palë ndërluftuese, është në sintoni për të mos thënë se ka marrë një pjesë të tekstit nga DASH. Pra nuk duket se është deklaratë kot.

Unë kam parë mediat e huaja dhe nuk kam parë si lajm. Por po të ishte dhënë, së paku në Itali do të publikohej. Mendoj se është një deklaratë, që paralajmëron për rrezik të grupeve iraniane, nuk ka lidhje me atë që po ndodh sot në teatrin e luftimeve, që është SHBA me Iranin dhe Izraeli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë shumë fronte dhe nuk mendoj se kanë në fokus Shqipërinë, madje as muxhahedinët. Mund të ketë skenar, edhe nga forca të treta dhe armiqësore ndaj Shqipërisë, që mund të përdorin këto celulat e fshehura. Është deklaratë paralajmëruese, që nuk duhet nënvlerësuar por as të ngjallë panik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?