Shqipëria e rrezikuar nga virusi Zika (VIDEO)

Edhe Shqipëria është e rrezikuar nga virusi Zika, si pasojë e të cilit po lindin bebe me mikrocefali apo dëmtime të trurit. Pas përhapjes në Amerikën Latine, rastet e para kanë mbërritur edhe në Europë.

Transmetuesi kryesor i sëmundjes janë mushkonjat.

Duke përjashtuar gratë shtatzëna, virusi Zika nuk lë asnjë pasojë tek personat e tjerë që preken.

Virusi Zika është shfaqur për herë të parë tek njerëzit në Ugandë, në vitin 1947. Në vitin 2015 pati një shpërthim epidemik në Amerikën Latine, ndërsa tashmë raste ka edhe në Europë.

Për të parandaluar mbërritjen e këtij virusi në vendin tonë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë apel për kufizim të udhëtimeve në këto vende, veçanërisht gratë shtatzëna. TV Klan.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=i6F5u3–uJQ&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP