Shqipëria ende “i lyp” BE-së azilin, dominojnë në Francë

Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se Shqipëria është një vend i sigurt, dhe si i tillë kërkesat për azil do të refuzohen. Por, shqiptarët nuk duken shumë të impresionuar nga kjo, pasi ende vazhdojnë të aplikojnë për azil në vendet anëtare të BE-së.

Fenomeni i tillë konfirmohet edhe nga të dhënat më të fundit të lëshuara nga Instituti Europian i Statistikave (EUROSTAT), sipas të cilit shtetasit shqiptarë janë të parët në mesin e vendeve të tjera të kontinentit sa i përket numrit të azilkërkuesve. Pra, sipas shifrave të dhëna nga Eurostat, gjatë vitit 2017, numri i përgjithshëm i shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar për azil për herë të parë në vendet anëtare të BE-së, është 22 mijë. Kjo është një shifër në rënie krahasuar me atë të viti 2016, kur ky numër ishte 29 mijë.

Tendenca e kërkimit të azil në vendet anëtare të BE-së, vazhdon të jetë e pranishme. Sipas shifrave, nga 650.000 shtetas që kërkuan azil vitin e kaluar në vendet anëtare të BE, sirianët ishin në krye të listës me 102.400 aplikantë, pasuar nga irakianë me 47.500 dhe afganë me 43.600. Pastaj vijnë shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Europa po zbaton masa më të forta, kërkimi i azilit po bie

Swiss Digital Mobile Reklama

Masat e rrepta që vendet anëtare të Bashkimit Europian po zbatojnë në aspektin e kërkimit të azilit, kanë çuar në zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve. Sipas Eurostat, në vitin 2016, numri i përgjithshëm i shtetasve që kërkonin azil brenda kufijve të BE-së ishte 1.206.500. Kjo shifër është dy herë më e lartë se shifra e vitit të kaluar, duke treguar se tendenca e kërkimit të azilit në BE po bie. Por kjo nuk do të thotë se po ndalon, aq shumë për shqiptarët, sepse vitin e kaluar pothuajse 1% e popullsisë së përgjithshme të vendit vendosën të kërkonin azil.

Në Francë, shqiptarët në krye të listës së azilit

Ka një vend në Europë ku shqiptarët janë në krye të listës të azilkërkimit. Ky vend është Franca. Sipas shifrave, vitin e kaluar, numri i shqiptarëve që kërkuan azil në Francë ishte afro 12 mijë. Kjo është një shifër që është pothuajse gjysma e totalit të shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të BE, përkatësisht 22 mijë.

Përshtati: Redjon Shtylla/Burimi: Independent Balkan News Agency

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?