Shqipëria fiton 1-0 me Francën

 

Kombëtarja shqiptare ka treguar edhe një herë tjetër se është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e dëshmoi edhe kundër ish kampionëve të botës, Francës.

Djelmoshat e Gianni De Biasit kanë shënuar fitore minimale kundër francezëve me rezultat 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë përballje e shënoi Ergys Kaçe nga gjuajtja e lirë, një supergol që la të shtangur kapitenin e Francës, Hugo Lloris.

Kjo ndeshje ishte vetëm miqësore, pasi Franca e ka të siguruar Kampionatin Evropian, pasi është shtet mirëpritës.

Shqipëria bëri një ndeshje shumë të mirë, teksa para golit të Kaçes, Lenjani pati dy raste flagrante për të kaluar në epërsi Shqipëri.

FORMACIONET ZYRTARE 

Shqipëria dhe Franca kanë publikuar formacionet zyrtare para takimit të tyre miqësor, që sapo ka nisur në ‘Elbasan Arena’. Shqipëria do të luaj me shumë lojtarë që nuk kanë luajtur ndeshjet e fundit, por që pritet të tregojnë vlerën e tyre.

Shqipëria: Berisha – Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji -Basha, Kaçe, Lila, Roshi, Lenjani – Cikalleshi

Franca: Lloris  – Jallet, Varane, Sakho, Evra – Kondogbia, Gonalons – Lacazette, Payet, Griezmann – Giroud

Franca si vend organizator i kampiontit Evropian të vitit 2016 zhvillon ndeshje miqësore me ekipet e grupit i ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri Giovanni De Biassi. Sfida e sotme sigurisht nuk ka atmosferën që solli në qytetin e Elbasanit ndeshja ndaj Armenisë e cila u fitua 2-1 nga kuqezinjtë me gola të Mavraj dhe Gashit, por edhe kjo miqësore me Francën ka vlerën e saj ku dihet që në radhët e ‘ gjelave’ luajnë lojtarë si Pol Pogba, Patrice Evra, Oliver Giroud etj.

 

Presidenti i FSHF-së Armando Duka në mesazhin e tij përpara ndeshjes e konsideron këtë sfidë si një supermiqësore luksi e paluajtur ndonjëherë në Shqipëri, në të gjithë historinë e futbollit shqiptar.

Kjo jo se Shqipëria nuk ka luajtur miqësore luksi ndaj Argjentinës, Portugalisë apo Kamerunit, por kjo sfidë luhet në zemër të Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’, thekson Duka.

Lidhur me ndeshjen kundër Francës në Rene nëntorin e shkuar Duka shprehet se, në atë ndeshje kombëtarja bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke luajtur saktësisht dhe duke e përballur kundërshtarin denjësisht në të gjitha pikëpamjet, taktike, teknike dhe fizike.

Në takimin e sotëm, Kombëtarja do të luajë pa disa prej lojtarëve të saj kryesore të cilët për arsye specifike nuk janë të gatshëm për këtë ndeshje, kjo sigurisht do të jetë mangësi për për kombëtaren tonë.

Por thekson Duka, nga ana tjetër do të jetë edhe një mundësi për futbollistë të rinj, të cilët shpejt mund t’i bashkohen këtij grupi.

SHKARKO APP