Shqipëria gati për Shengen Ballkanik? Teliti: Jemi ekonomi e vogël

Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti diskutoi në studion e “Ekopolitikë” në RTV Ora hapjen e shengen-it Ballkanik.

Ai tha se bashkëpunimi me çdo treg i bën mirë Shqipërisë. Por theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndjekin një politikë agresive me bizneset. Ndërsa Shqipëria është një ekonomi e vogël

Dorian Teliti: “Nga një vend që jemi ne me 1000 halle dhe probleme do futemi në një treg të përbashkët me vendet e rajonit. Këto vende, si Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë politika agresive ndaj biznesit. Globalizmi është një fenomen i cili është i përhapur dhe Shqipëria prej 30 vitesh jeton në treg të lirë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdolloj bashkëpunimi me çdo treg dhe çdo vend është i mirë. Marrëdhënia sa më shumë tregtare i bëjnë mirë dhe tregut shqiptar. Por duhet të kemi parasysh faktin jemi ekonomi e vogël, jemi ekonomike që ka problematikat e veta në këtë përballje, jemi edhe ekonomi me monedhë që po lëviz në mënyrë të paparashikuar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?