Shqipëria hyn në listën e vendeve problematike

Kriza politike në Shqipëri dhe vendimi i qeverisë për të shkuar në zgjedhje pa opozitën ka dëmtuar seriozisht imazhin e vendit.

Agjenci jo shtetërore, të specializuara në raportimin e krizave dhe sigurinë e udhëtarëve, gjatë javës së fundit, e kanë futur Shqipërinë në listën e vendeve ku paralajmërohen tensione.
Agjencia e pavarur ACLED, që kryen studime për bizneset dhe kompanitë e udhëtimeve rendit Shqipërinë në zonën e alarmit dhe paralajmëron kujdes nga tensionet dhe trazira për shkak të zgjedhjeve. Në hartën e kësaj agjencia, Shqipëria shënohet me njollë të kuqe, njëlloj si vendet në konflikt.

Po ashtu edhe agjencia Horizon, që kryen studime për zonat me risk e rendit Shqipërinë në vend me probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportet e agjencive, në jo pak raste përdoren nga kompanitë turistike dhe sjellin pasoja në uljen e konsiderueshme të numrit të vizitorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?