Shqipëria ka gati 3 milion vaksina, Manastirliu: Në pak muaj ne kemi vaksinuar popullatën
2 milion e 900 mijë doza vaksinash ose gati 3 milion të tilla. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin ”Real Story”. Po ashtu ajo thotë se po vijon puna për të kontraktuar vaksina të tjera në mënyrë që të arrihet objektivi që deri në pranverën e ardhshme çdo shqiptar të ketë marrë dozat e nevojshme.
‘’Sa i përket bonuseve, edhe Greqia ka vendosur një dhuratë në thonjëza për çdo qytetar që vaksinohet. Ne kemi një trashëgimi shumë të mirë për vaksinimin. Kemi mbulesë vaksinale që tek fëmijët me përqindje të lartë mbi 97%, nuk kemi hezitim për vaksinat. Në pak muaj ne kemi vaksinuar popullatën.
Kur ka qëndrueshmëri, këto raportojnë edhe ekspertët e ISHP, vapa, shoqërueset e verës, që të ketë një neglizhencë për vaksinën. Jemi të vendosur që përgjatë gjithë verës të vijojmë vaksinimin. Të bëjmë të mundur që gjithë zinxhiri të vaksinohet.
Kontrata apo marrëveshja kuadër me programin, ku kemi 1 milion e 140 mijë doza. Sot Shqipëria ka kontraktuar dhe ka në dispozicion 2 milion e 900 mijë doza vaksinash të kontraktuara. Po vijojmë për të kontraktuar të tjera që deri në pranverën e ardhshme çdo qytetar të jetë i vaksinuar”.