Shqipëria, “kampione” në Europë për numrin e ministrave

 

Në vendin tonë duket se është më e lehtë të gjesh punë ministër, zëvendës-ministër, apo qoftë edhe drejtor. Mjafton të jesh në vëmendjen e qeverisë, pasi të tjerët për shkak të papunësisë vazhdojnë të largohen nga vendi.  Shqipëria renditet ndër vendet e para në  Europë, qytetarët e së cilës largohen për një jetë më të mirë në vend të ndryshme të Europës.  

Por Shqipëria është e para, në një tjetër drejtim.

 Shqipëria ka numrin më të lartë të ministrave, krahasuar me vendet të rajonit dhe shtetet anëtarë të Bashkimit Europian.

Kjo është rezultati i hulumtimit të ABC Neës, e cila ka zbuluar që, Shqipëria, nisur nga numri i ministrave, është lider në Europë. Sipas faqes zyrtare të Kryeministrisë, qeveria shqiptare ka Kryeministrin, një zëvendës-kryeministër dhe 19 ministra, duke bërë që Këshilli i Ministrave të përbëhet nga 21 anëtarë. Në këtë numër nuk llogariten 23 zëvendës ministra që janë, po ashtu pjesë e qeverisë.

Shqipëria, në krye të listës, ndiqet nga Kroacia, e cila ka 20 anëtarë të qeverisë dhe me tej ndiqet nga disa vende të rajonit të cilët kanë të gjithë nga 19 anëtarë. Lista mbyllet nga Holanda, Hungaria dhe Bosnja që kanë respektivisht 13, 12 dhe 10 anëtarë të Këshillit të Ministrave. Në ketë hulumtim Britania e Madha  nuk është përfshirë, pasi ajo ka sistem unik krahasuar me vendet të tjera europiane, duke qenë se në qeveri ka një përfaqësues të Skocisë, Irlandës së Veriut dhe Uellsit, si dhe përfaqësues deleguar të mbretëreshës, të dhomës se ulët dhe të dhomës se lordevë. Nëse këta nuk do të ishin, qeveria britanike do të kishte 15 anëtarë.

SHKARKO APP