Shqipëria kandidate për vendin e dytë në grup

 

 

“Shqipëria është kandidate e denjë për vendin e dytë”. Kështu janë shprehur specialistët e futbollit rumun. Rumania është njëra nga skuadrat kundërshtare që kuqezinjtë e De Biazit do të përballen në kuadër tër “Euro 2016”-ës në Francë.

“Unë mendoj se Rumania, Zvicra dhe Shqipëria do të luftojë për vendin e dytë” – deklaroi Nikolae Dika, një ish-futbollist i përfaqësueses rumune, i cili i ka shënuar 3 gola Shqipërisë në të kaluarën.

Kuqezinjtë shikohen sirivalë të vështirë edhe nga një tjetër specialist rumun, i cili punon në UEFA, Ionut Lupesku.

“Favoritë është Franca, por janë edhe dy skuadra shumë të mira si Zvicra dhe Shqipëria që do të luajnë me Rumaninë” – tha drejtori teknik i UEFAs për Digisport.

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grup me rumunët më 19 qershor.

SHKARKO APP