Shqipëria kërkon të marrë drejtimin e organizatës së fuqishme

Qeveria shqiptare ka si synim të marrë drejtimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së shkurtër që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, kërkoi mbështetjen e Gjermanisë.

“Me ministrin (Heiko Maas) do të vazhdojmë të bisedojmë dhe unë do të përsëris një kërkesë që ne e kemi bërë për të marrë mbështetjen e qeverisë federale (gjermane) për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE-në. Jemi të bindur se kjo do të kontribuonte edhe në funksion të vetë dinamikave të rajonit tonë, të procesit integrues të rajonit”, deklaroi Rama.

Çdo shtet anëtar i OSBE mund të marrë drejtimin e organizatës për një vit kalendarik. Kërkesa e Shqipërisë bëhet për vitin 2020-të sepse këtë vit është Italia në drejtim të OSBE-së, ndërsa për vitin 2019-të është përzgjedhur Sllovakia. Ministri i Jashtëm i shtetit që ka kryesinë drejton takimet dhe mbledhjet e kësaj organizate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?