Shqipëria, kryeqyteti i kokainës në Europë?

Qendra Europiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësia ka publikuar raportin e saj të fundit për përdorimin e drogës në të gjithë kontinentin. Lista me 10 vendet e para për përdorimin e kokainës kryesohet nga Britania e Madhe.

Kokaina është më përhapur në Britaninë e Madhe sesa që kudo tjetër në Europë, sipas një raporti të ri mbi përdorimin e drogës në të gjithë kontinentin.

Britania e Madhe nuk kam vetëm përqindjen më të madhe të përdoruesve të kokainës, por edhe numrin më të madh të vdekjeve nga mbidoza e drogës. 4% e britanikëve nga mosha 16 deri në 34 vjeç kanë marrë kokainë vitin e kaluar, ndërsa 11.5% kanë përdorur kanabis dhe 2.6% MDMA, e njohur edhe si ekstazë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanabisi, MDMA dhe përdorimi i amfetaminave janë probleme më të mëdha edhe në shtete të tjera të kontinentit, dhe kanabisi mbetet droga më e përdorur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti thotë se kokaina është gjithnijë e më shumë në dispozicion dhe arriti pastërtinë më të lartë në dhjetë vjet në 2016. Një ekspert tha se Europa duhet të punojë së bashku për të goditur përdorimin e drogës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?