“Shqipëria, leksion solidariteti”, ministri i Jashtëm italian për mjekët: Këto vlera duhej t’i transmetonte Evropa!
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka falënderuar Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali, për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.
Me anë të një mesazhi të shkurtër dhe goditës, kryediplomati italian thkeson se Shqipëria dha një leksion solidariteti me vlera fondamentale, që sipas tij, Evropa duhej të transmetohen për atë që është në vështirësi.
“Egoizmi nuk vjen nga Shqipëria. Një leksion për solidaritetin. Faleminderit kryeministrit Edi Rama. Janë këto vlera fondamentale që Europa duhej të trasmetonte për atë që është në vështirësi”, shkruan ministri italian.
https://www.facebook.com/LuigiDiMaio/videos/216365379582734/