Shqipëria luan ‘finalen’ e Europianit

 

 

Sonte në orën 18:00 Shqipëria do të zbresë në fushë në Armeni për gjithcka ose për asgjë, pasi nuk ka se çfarë të humbasë.

Kuqezinjtë në ndeshjen e fundit kanë një pikë më pak se Danimarka në vendin e dytë dhe u duhet me cdo kusht fitorja për ta parakaluar në grup për t’u kualifikuar direkt në Francë.

Trajneri De Biasi pritet që të zbresë në fushë me një formacion sulmues, pasi edhe barazimi nuk i bën punë, prandaj është e kotë që të mbrohet.

Në portë nuk ka ndryshime me Berishën që qëndron mes dy shtyllave, në mbrojtje do të aktivizohen Hysaj, në të djathtë, Cana e Ajeti në qendër, e Lenjani mund të kthehet në mbrojtje në të majtë. Mesfusha do të përbëhet nga Basha, Abrashi në qendër, Xhaka në të majtë.

Ndërsa në vijën e parë do të rreshtohen Roshi, Gashi dhe Cikalleshi.

SHKARKO APP