Shqipëria më e goditura në rajon nga ngjarjet klimaterike

7 persona vdiqën në Shqipëri për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1998 dhe 2017; numri mesatar i vdekjeve në vit ishte 1.85. Në të njëjtën periudhë, Shqipëria renditet e 137 në botë për rrezikun global nga ngjarjet klimatike, më e  rrezikuara në rajon. Ndërsa, humbjet monetare për këtë periudhë përllogariten rreth 32 mld dollarë.

Këto të dhëna, të publikuara në raportin më të fundit global për Riskun e Klimës 2019, studim i përvitshëm i Global Watch.

Në raport, numri i të humburve në fatkeqësi ka qenë më rënie nga një vit më parë, ndërsa humbjet financiare janë më të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahasuar me rajonin, Shqipëria vetëm për vitin 2017, viti i fundit i analizës, është renditur në vendin e 78 dhe ndodhet në një pozicion më pak të favorshëm, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova ndodhen në vendin e 108, pra kanë qenë më pak të prekura nga ngjarjet klimatike ekstreme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u bazuar në raportin e vitit 2019 të German Watch “Global Climate Risk Indeks”, vendet dhe territoret e prekura më së shumti në vitin 2017 ishin Porto Riko, Sri Lanka si dhe Republika Dominikane. Për periudhën 1998 – 2017 Porto Riko, Hondurasi dhe Mianmar janë më të rrezikuarat.

Rreziku global i klimës, hulumtim i përvitshëm nga Global Watch, është një analizë e bazuar që vendos në dispozicion të dhëna të besueshme për ndikimet e motit ekstrem dhe të dhëna socio-ekonomike të lidhura me to.

Indeksi i rrezikut të klimës German Watch 2019 është publikimi i 14-të i këtij institucioni. Qëllimi i tij është të tekstualizojë diskutimet e vazhdueshme të politikave klimatike, sidomos ndërkombëtare, negociatat për klimën -me ndikime në botën reale gjatë vitin e kaluar dhe 20 vitet e fundit./MONITOR

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?