Shqipëria merr 922 milion euro nga plani rritjes i BE? Curri: Shumica në gropa të zeza! Iljazaj: Jemi mbrapa

Hapja e grup-kapitullit të parë BE-Shqipëri ka nxitur debate në politikë. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin u shpreh se në planin e rritjes, Shqipëria merr 922 milion euro, analisti Arjan Curri kundërshtoi, duke thënë se jo domosdoshmërisht vendi ynë përfiton këtë shumë.

”IPARD 3 është pezulluar. Edhe këto 900 e ca milion nuk është se do i marrim se s’bën. Shumica do shkojnë në gropa të zeza, sepse do i marrin shoqatat joqeveritare. Ai 25%. Nuk është se do jepen të gjitha. Po panë që diçka nuk shkon, bllokohet. Ne jemi më faqezinjtë. Imagjino gjyqësori që do vite të tëra, prokurimi publik, statistikat që myslimanët s’pranojnë se janë aq sa janë apo të krishterët. Ne jemi për faqe të zeza. Fakti që hapen negociatat nuk do të thotë ndonjë gjë e madhe, metodologjia e re është me e ashpër, mund t’i kthejë negociatat nga e para, mund t’i paralizojë etj. Po ju kujtoj që Turqia ka 25 vite që i ka hapur negociatat me BE-në, por është ngrirë. Ne na ka ngecur drejtësia, imagjino as përkthime nuk bëjmë dot, se punojnë 2, pesë rrinë, sepse janë të partisë”,-tha Curri në ”Top Story”.

Sipas pedagogut Ervis Iljazaj, rrugëtimi i vendit tonë drejt unionit është bërë dhe po bëhet me ritme shumë të ngadalta. Nga ana tjetër, thotë ai, hapja e negociatave do të ketë këtë efekt në funksionimin e institucioneve. ”Nuk është e vërtetë që Europa nuk e do Shqipërisë. Se Rama ka bërë deklarata të rrezikshme kur tha ne Europa nuk na do. Sa herë hapej shampanja, ne na thuhej se Europa nuk na do. Unë bëj pyetjen, është vendim teknik apo gjeopolitik? Pas 11 vitesh, duhet ta themi, hapja e negociatave në Shqipëri, ku nuk ka asnjë problem me fqinjët, me fenë dhe prapë jemi kaq mbrapa. Të gjitha ato prokurime, drejtësia etj, tani do të monitorohen më shumë. Nuk besoj se te prokurimet do ketë më oferta të pakërkuara. Hapja e negociatave do të ketë këtë efekt në funksionimin e institucioneve”.

SHKARKO APP