Shqipëria në BE, pengesë është siguria

Teksa kërkon durim nga shqiptarët dhe politika për procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Oliver Varhelyi tha se objektivi është që brenda qershorit të hapen negociatat me Shqipërnë.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Varhelyi vlerësoi durimin e Shqipërisë në këtë proces, ndërsa theksoi se i gjithë procesi i integrimit ka të bëjë me sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Duke u ndalur te çështja nëse Shqipëria duhet të ndahet apo jo nga Maqedonia e Veriut, kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk duhet të jetë prioritet. Një gjë e tillë, shtoi Rama, duhet të shikohet si mundësi pas qershorit. Kurse Komisioneri tha nuk është kjo çështja, por anëtarësimi i të dy vendeve.

Po ashtu ai nënvizoi se fakti që ende nuk ka një vendim për Shqipërinë për t’u integruar në BE, kjo nuk do të thotë që ësbtë një tallje me Shqiëprinë.

SHKARKO APP