Shqipëria në BE, si në hapat e Kroacisë apo Turqisë? Si përgjigjet ambasadori Hoxha

Çelja e grup-kapitujve për çeljen e negociatave me BE-në është padyshim moment historik. Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Ferit Hoxha thotë se në gjykimin e tij, Shqipëria do ecë me hapa më të shpejtë se Kroacia. ”Më besoni dhe mbajeni mend, Shqipëria do ecë në rrugën që ka ecur Kroacia. Kroacisë iu deshën 6 vite negocimi, Shqipërisë nuk do i duhen aq. Jo se jemi më të mirë apo se do i bëjmë gjërat më shpejt, por sepse kemi shfrytëzuar këtë kohë që kemi qenë në pritje për të bërë ekzaktësisht atë që duhet bërë, e që do duhej të ishte bërë nëse do ishin hapur negociatat. Ne kemi bërë punë paraprake dhe do na duhen më pak vite se Kroacisë”,-tha Hoxha.

 

SHKARKO APP