”Shqipëria në duart e 5 njerëzve”, Salianji: Porti i Durrësit tek oligarku, por qytetarë do ju hedhin…

Nga seanca plenare e kësaj të enjte, deputeti i PD-së, Ervin Salianji hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë. Sipas tij, për aferën e Portit të Durrësit, qytetarët do e hedhin këtë qeveri në koshin e plehrave.

”Miliona euro të shpërdoruara vetëm për llogari të Partisë Sociliasliste që tani po kthehen neë miliarda të një qeveria që vjedh shqiptarët. Shikoni ça bëhet me Portin e Durrësit, ia vodhët detin qytetarëve për të pastruar. Fitoni me portin dhe e çoni në Porto Romano afër oligarkëve.

Këto janë operacione mafioze për të përqëndrua të gjithë në duart e 5 njerëzve. Kushdo që ju del kundër mendoni se është armik, mendoni se keni prekur qiellin me dorë. Ashtu si në Divjakë, do ju hedhin shqiptarët në koshin e plehrave. Shikoni kullat pa leje. Si ka mundësi që dhjetëra pallate pa leje e kanë kthyer Tiranën në lavatriçen e parave të paligjshme? Qytetarët do të ju marrin para”,-tha ndër të tjera deputeti i PD-së.

SHKARKO APP