Shqipëria “në flakë” për Klodian Rashën, reagon Amabasada franceze: Mos të përdoret dhuna

Ambasada franceze nëpërmjet ambasadores Elisabeth Barsacq ka reguar për vrasjen e Klodian Rashës, duke i shprehur ngushëllime familjarëve.

Barsacq ka bërë thirrje për mospërdorim të dhunës, ndërkohë që ka treguar se po monitorohet situata.

Po monitorojmë nga afër situatën e krijuar për shkak të vdekjes së Klodian Rashës, në rrethana që janë objekt i një hetimi gjyqësor. Ngushëllime nga Ambasada franceze shkojnë së pari për familjen e të riut.

Respektimi i të drejtës për të demonstruar është thelbësor. Është gjithashtu thelbësore që të mos përdoret dhuna. Përdorimi i forcës publike duhet të jetë gjithmonë i mbikëqyrur dhe proporcional”, shkruan ajo.

SHKARKO APP