Shqipëria në Këshillit e Sigurimit/ Ambasadori Hoxha: Kosova, pikë kyçe e punës sonë

Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha ka treguar të pathënat nga mandati i vendit si drejtuese e institucionit më të rëndësishëm ku projektohet gjithçka që lidhet me paqen dhe sigurinë në botë.

Në listën e prioriteteve një vend të veçantë zë padyshim edhe Kosova. Po ashtu iu ktheu përgjigje të kritikëve, ndonëse nuk kanë qenë të shumtë, të cilët kanë argumentuar se nuk është bërë mjaftueshëm për Kosovën. Ai ka siguruar se në çdo fjalim të mbajtur, Kosova ka zënë një pjesë të rëndësishme, pasi interesi i saj është edhe interesi i Shqipërisë.

“E kemi të pranishme në çdo fjalim, si reflektohet kjo për rajonin dhe veçanërisht për Kosovën, Këshilli i Sigurimit është mbledhur një herë për Kosovës, qëndrimet tona kanë qenë të qarta, dhe replika të pranueshme me Serbinë, për të sqaruar vizionin tonë. E kemi parasysh Kosovën në çdo kohë. Nuk mund të bëjë vaki që të mos kemi interesat e Kosovës se janë të lidhura ngushtë me interesat tonë”,-tha në ”Report TV”.

SHKARKO APP