Shqipëria në listën e vendeve armike të Rusisë

Rusia ka miratuar të hënën një listë të vendeve dhe territoreve që kryejnë veprime “jomiqësore” kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.

Në listën e shpallur, renditen shtetet që vendosen ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë, pas fillimit të pushtimit në Ukrainë. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria.

Lista përfshin SHBA-të, Kanadanë, vendet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islanden, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marinon, Maqedoninë e Veriut. Nuk mungojnë as Japonia, Korea e Jugut, Australia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria vuri në dukje se, sipas këtij dekreti, qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij, që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore, do të jenë në gjendje t’i paguajnë ato në rubla”, shkruan TASS.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?